Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zbardhet sherri me thika në Bathore, 2 të arrestuar, ja si është gjendja e të miturve
Zbardhen detaje nga sherri masiv ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Bathorës në Kamëz, ku për pasojë mbetën të lënduar 5 persona, të moshave kryesisht të mitura. Mësohet se të rinjtë që u përfshinë në sherr, që dyshohet të kenë qenë mbi 15 persona, janë të moshës nga 15 deri në 19 vjeç, dy prej të cilëve këtë të hënë iu është komunikuar arresti dhe pritet të dalin para gjykatës. Njëri prej tyre mëson Syri Tv është shtetasi Ermal Laci ndërsa tjetri i moshës 16 vjeç. Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. A., 21 vjeç, A. A., 25 vjeç, dhe për 4 shtetas të mitur. Gjithçka nisi pas një konfrontimi mes dy të miturve,...