Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump
                            Bota E Hënë, 13 Tetor 2025 14:48 Një incident u regjistrua në parlamentin izraelit teksa presidenti amerikan po mbante fjalën. Dy anëtarë të krahut të majtë ngritën një pankartë ku shkruhej “Njihni Palestinën është gjenocid”, sipas një zëdhënësi të Knessetit. Ligjvënësi arab Ayman Odeh, kreu i partisë Hadash dhe Ofer Cassif, i vetmi ligjvënës hebre në partinë arabe, u shoqëruan jashtë nga rojet e sigurimit. Teksa ata largoheshin anëtarë të tjerë të Knessetit u ngritën në këmbë dhe brohoritën vazhdimisht, “Trump! Trump!” “Kjo ishte shumë efikase,” tha Trump duke qeshur. “Më vjen keq për këtë, zoti President,” iu drejtua kryetari i Knesetit Trumpit.