Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Partia ‘Mundësia’ shkresë KQZ-së, kërkon seli pas zgjedhjeve të 11 majit
agron shehaj TIRANË- Kryetari i Partisë 'Mundësia', Agron Shehaj, ka kërkuar që partisë së tij t'i vihet në dispozicion një seli qendrore pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 majit. Kërkesa i është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të nënshkruar nga nënkryetari i partisë, Erald Kapri. Në shkresë, Partia Mundësia kërkon lëshimin e vërtetimit zyrtar që të përmbajë të dhëna të plota mbi rezultatin elektoral: përqindjen e votave të fituara në nivel kombëtar, numrin e mandateve të siguruara në Kuvend, si dhe çdo informacion tjetër zyrtar që lidhet me performancën e subjektit politik në zgjedhjet e fundit. “Në mbështetje të nenit 22 dhe 22/1 të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 ‘Për partitë politike’, të ndryshuar, si dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave...