Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ursula von der Leyen: Bëtë progres rekord. Rama: Brenda 2027-ës mbyllim të gjithë kapitujt
Rekordi i Shqipërisë për hapjen e grupkapitujve mund të pasqyrohet edhe për mbylljen e tyre nëse vendi ynë vijon të zbatojë reformat e kërkuara. Këtë qendrim mbajti Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila turin e saj vjetor në Ballkan e nisi me Tiranën, ku nuk munguan vlerësimet ndaj vendit tonë për punën e bërë. “Ky është avantazh i procesit që bazohet në meritë dhe Shqipëria ka bërë progres në rrugën e reformave ndaj jam e bindur se kështu do të jetë edhe në pjesën e dytë të procesit sa i përket mbylljes së grupkapitujve të ndryshëm. Ne e duam këtë proces dhe ju po tregoni mirë sesa shpejt i hapët në një kohë rekord, sa ambiciozë mund të jeni jo vetëm...