Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryeministri Rama: Rajoni ynë jo më oborri i pasmë i Evropës, por horizont i ri energjie
Kryeministri Edi Ram ka folur në Forumin e Investimeve BE – Ballkani Perëndimor që po mbahet për herë të parë në Tiranë, me një axhendë dyditore. Kreu i qeverisë mesazhin për Bashkimin Europian e kishte të qartë, kur tha se Ballkani Perëndimor nuk është një problem, por një zgjidhje që po pret të integrohet. “Ballkani Perëndimor nuk është problem por zgjidhje që pret të integrohet. Ky është mesazhi i horizontit të ri që kapitulli i Evropës nuk do të shkruhet vetëm në Bruksel apo në kryeqytete të vjetra të Evropës, por edhe në Podgoricë, Beograd, Sofie, Tiranë, Shkup etj. Nga qymyri e çeliku në novacion, evropianëve nuk iu kërkojmë bamirësi e dhurata por vizion”, tha Rama. “Nga kërkesa jonë për anëtarësim tek oreksi ynë për...