Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Bomba mjedisore në Durrës/ Kontejnerët e dyshuar me mbetje të rrezikshme, 200 metra larg nga zonat e banuara
Nga Sebi Alla – “Mbetjet janë aty në ata 102 kontejnerë të mëdhenj, as 200 metra nga banesat, në fillim reaguam, tani u mësuam me helmin”, thotë gati i dorëzuar Fatmiri, banor i Lagjes “Rinia”, një zonë urbane mes Porto Romanos industriale dhe Shën Avlashit. Plot një vit iu desh Prokurorisë së Durrësit që të kuptonte se në Shqipëri nuk ka asnjë laborator të çertifikuar për kryerjen e analizave të 2100 ton mbetje, të dyshuara të rrezikshme. Një ditë më parë (9 tetor), ekspertët morën kampione nga 102 kontejnerët dhe i dërguan në një laborator në Itali, duke pritur tashmë përgjigjen zyrtare. Në një vit hetim nuk ka asnjë person të marrë nën akuzë, ndërsa denoncuesit e kësaj çështje organizatën mjedisore ndërkombëtare BAN dhe drejtorin e...