“Donin të vrisnin Presidentin”, alarmohen në Kolumbi:  Na ka “pushtuar” mafia shqiptare!

“Donin të vrisnin Presidentin”, alarmohen në Kolumbi: Na ka “pushtuar” mafia shqiptare!

Kishte kaluar oqeanin Atlantik deri në anën tjetër të botës, kishte rrezikuar jetën për- supozohet- të trafikuar së bashku me kartelet kryesore të drogës, dhe përfundoi i pajetë në një trotuar në Kolumbi, me disa vrima plumbash në trup. Ky ishte fati që, sipas hetimit paraprak të autoriteteve, pati shtetasi shqiptar Artur Tushi, i vrarë nga atentatorë më 5 tetor të kaluar në një rrugë publike të El Poblado-s, në juglindje të Medelinit. Kur iu kontrolluan dokumentet, autoritetet zbuluan se ai kishte letërnjoftim ekuadorian dhe leje qëndrimi të përhershme në atë vend. Një muaj më parë, Interpoli kishte arrestuar në Bogota kolumbianin Samir Rosales Rodríguez, i njohur si “El Químico” (Kimiku), në zbatim të një Kodi të Kuq të kërkuar nga Prokuroria e Shqipërisë. Drejtori...