Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Shqipëria në BE në 2027? Von der Leyen: Jeni ambicioz, por kjo na pëlqen
Presidentja e Komisionin Europian, Ursula von der Leyen, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka vlerësuar se Shqipëria ka bërë një progres të mrekullueshëm dhe me shpejtësi rekord, në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Zyrtarja europiane shtoi se plani që vendi ynë të mbyllë në vitin 2027 negociatat për anëtarësimin, është një plan ambicioz, por se kjo gjë vlerësohet. Von der Leyn tha gjithashtu se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në reformat kyçe, çka e quajti lëvizjen e duhur që vendi ynë të përfitojë nga fondet e BE-së. Ursula von der Leyen: Kënaqësi të kthehem në Shqipëri e të nis turin tim këtu. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE. Keni bërë një rrugë të gjatë, keni bërë...