Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Netanyahu nominon Trumpin për çmimin më të lartë të Izraelit, batuta edhe për “Nobelin për Paqen”: Do ta marrësh! Ishe i fortë kur..
Benjamin Netanyahu e përfundoi fjalimin e tij në Parlament, duke thënë se ka paraqitur nominimin e Donald Trump për t’u bërë fituesi i parë jo-izraelit i Çmimit të Izraelit – çmimi më i lartë i vendit. Ai madje bëri shaka për Çmimin Nobel për Paqen pasi presidentit amerikan nuk iu dha çmimi javën e kaluar, por Netanyahu i thotë “do ta marrësh”. “Dua që ti të marrësh Çmimin e Izraelit, çmimin tonë më të lartë për mikun tonë më të madh. Kur të tjerët ishin të dobët, ju ishit të fortë. Kur të tjerët kishin frikë, ju ishit të guximshëm. Kur të tjerët na braktisën, ju qëndruat në anën tonë. Në emër të qeverisë dhe popullit të Izraelit, ju falënderoj për miqësinë tuaj të jashtëzakonshme, ju falënderoj që na ndihmuat të kthejmë pengjet tona në...