Deklaratat e Von der Leyen/ Berisha: Përveç kriterit gjeostrategjik, nuk plotësojmë asnjë kusht për integrimin në BE 

Deklaratat e Von der Leyen/ Berisha: Përveç kriterit gjeostrategjik, nuk plotësojmë asnjë kusht për integrimin në BE 

Teksa presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen vlerësoi rrugën e Shqipërisë në BE, kryetari i PD-së, Sali Berisha theksoi se përveç kriterit gjeostrategjik, asnjë kusht tjetër nuk plotësohet. Në një konferencë për mediat, Berisha renditi disa nga ‘njollat’ e zeza të vendit, siç janë dhe largimet masive.  “Në fakt sot është një ditë me shumë ngjarje, por ne po e nisim nga këto të shtëpisë tonë. Sot, me vizitën në Tiranë, nis turin e saj në vendet e rajonit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Me këtë rast, në emër të PD, i uroj asaj mirëseardhjen në Shqipëri dhe sukses në turin e saj. Sikundër shfrytëzoj rastin të shpreh mirënjohjen më të thellë taksapaguesve europianë, Komisionit Europian dhe qeverive të BE për ndihmën bujare të jashtëzakonshme që në vite dhe dekada u kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve.  Dua gjithashtu të falënderoj...