Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Shqipëria plotëson vetëm një kriter për në BE”, Berisha: Gjatë qeverisjes së Ramës u larguan 1 milionë shqiptarë
Pak orë pasi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen foli për një punë mbresëlënëse të bërë nga Shqipëria gjatë procesit të negociatave, lideri i PD-së, Sali Berisha mendon se vendi ynë plotëson vetëm një kriter për t’u bërë pjesë e BE-së. Duke folur në një konferencë për shtyp ai tha se Tirana zyrtare ka në përputhje me BE-në vetëm qëndrimin në politikën e jashtme. “Shqipëria përveç kriterit gjeostrategjik nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin e saj në BE. Nëse i referohemi popullit shqiptar, shtoj këtu se në këto vite, shqiptarët kanë ikur nga vendi i tyre më shumë se në çdo kohë lufte, fatkeqësisht natyrore apo shkaqesh të tjera. Gjatë qeverisjes së Ramës u larguan nga Shqipëria 1.099.000 qytetarë të këtij vendi....