Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zgjedhjet e pjesshme/ TCH zbulon afatet e KQZ pas bllokimit nga opozita, shtyhet mbledhja e Kolegjit Zgjedhor. Fushata zgjat vetëm 1 javë
Pas bllokimit nga opozita të afateve për zgjedhjet e pjesshme në 5 Bashki, KQZ ka gati draftin me rregullat e reja. Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka siguruar afatet e reja që KQZ propozon për zgjedhjet e pjesshme në Bashkite , Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë. Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ për regjistrim si subjekte garuese, jo më vonë se data 14 tetor (mesnatën e kësaj të marte), ndërsa i njëjti afat parashikohet edhe për Komitetet Nismëtare të kandidatëve të pavarur. Këta të fundit kanë afat deri me 22 tetor për të paraqitur dokumentacionin për regjistrim. Partitë politike kanë afat deri më 19 tetor për tu grupuar në koalicion. I vetmi afat qe nuk ndryshon është nisja e fushatës elektorale...