Aksident i rëndë në Sllovaki, përplasen dy trena, të paktën 20 persona të plagosur

Aksident i rëndë në Sllovaki, përplasen dy trena, të paktën 20 persona të plagosur

Një aksident rëndë ka ndodhur në Sllovaki, ku u përplasën dy trena me pasojë plagosjen e të paktën 20 personave. Sipas burimeve lokale, nuk raportohet për viktima, por vetëm për të plagosur. Rrjeti informativ TA3 raportoi se spitalet e zonës po përgatitnin njësitë e emergjencës për të pritur të lënduarit nga aksidenti. Shërbimi i kërkim-shpëtimit i vendit bëri të ditur përmes faqes së tij në Facebook se ka dërguar menjëherë një helikopter dhe autoambulanca në vendngjarje. Aksidenti i rëndë hekurudhor ndodhi mëngjesin e sotëm pranë fshatit Jablonov nad Turňou, në Sllovaki, kur dy trena ekspres që po lëviznin në drejtim të kundërt u përplasën ballë për ballë përpara një tuneli hekurudhor.