Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“SEPA do u kursejë 500 mln euro në vit kompanive të huaja!”/ Von der Leyen: Ky është përparim real, jo në letër
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Forumin e Investimeve që u mbajt në Tiranë u ndal te anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA. Von der Leyen u shpreh se një vit më parë erdhi në Shqipëri me zotimin se qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të përjetojnë BE në jetën e tyre të përditshme. Dhe kjo, sipas Von der Leyen po ndodh, ndërsa shembull solli uljen e tarifave për transfertat e parave përmes SEPA-s. Von der Leyen theksoi se SEPA do u kursejë afro 500 mln euro në vit kompanive të huaja. Ky është përparim real dhe jo në letër, tha Von der Leyen. “Një vit më parë erdha në Shqipëri, me një zotim që qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të nisnin të përjetojnë BE në jetën e tyre të përditshme dhe që ju do të ndjenit të mirat e ecjes përpara bashkë. Pas një viti ka ndodhur...