Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
SPAK kundër pretendimeve të Berishës: Aktet janë të ligjshme, gjyqtarja dhe ekspertët pa konflikt interesi
Në seancën e së hënës të dosjes “Partizani” në Gjykatën e Posaçme, prokurori i SPAK, Arben Kraja, i cilësoi si të pabazuara në ligj e në prova pretendimet e të pandehurit Sali Berisha për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të akteve të dosjes. Sipas Krajës, çdo veprim i SPAK ka qenë në zbatim të ligjit dhe kompetencës së SPAK. “Nuk janë evidentuar elementë të korrupsionit nga zyrtarë të tjerë. Pretendimet për pavlefshmëri të akteve janë të pambështetur në ligj dhe në prova. Regjistrimi i procedimit penal mund të bëhet në ditën e kallëzimit, ose deri në një afat 15 ditor, por kjo nuk do të thotë se duhet të presësh të mbarojë afati 15 ditor. Mbi pretendimet për gjendjen e gjyqtares (Irena Gjoka) në kushtet e pazgjedhshmërisë vlerësojmë se janë të pambështetur në ligj dhe prova....