Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Begaj pas takimit me Ursula von der Leyen: Integrimi në BE, mision dhe interes kombëtar i Shqipërisë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar mëngjesin e sotëm me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Takimi u mbajt në ambientet e Presidencës, rreth orës 09:00, dhe zgjati për afërsisht 45 minuta. Gjatë bisedës, Presidenti Begaj theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet misioni dhe interesi kombëtar i Shqipërisë. Ai shtoi se Shqipëria mbetet plotësisht e linjëzuar me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së dhe do të vazhdojë të kontribuojë në misionet evropiane për paqe dhe siguri. Begaj: Sot, me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksova se integrimi në BE është misioni dhe interesi ynë kombëtar, ëndrra jonë 35-vjeçare që bashkon brezat dhe shoqërinë tonë, ndaj jemi të angazhuar për të bërë...