Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
SPAK rrëzon pretendimet e Berishës për pavlefshmëri të akteve në dosje! Gjykata shtyn vendimin më 27 tetor
Prokuroria e Posaçme rrëzoi sot të gjitha pretendimet e mbrojtjes së Sali Berishës, duke i cilësuar si të pabazuara në ligj dhe në prova. Prokurori Arben Kraja deklaroi në sallën e Gjykatës së Posaçme se SPAK ka kompetencë të plotë për ndjekjen penale dhe se aktet e dosjes janë të vlefshme. Ai theksoi se nuk janë konstatuar elementë korrupsioni nga zyrtarë të tjerë dhe se pretendimi për akte kolegjiale nuk ngarkon persona të tjerë me përgjegjësi. Kraja shtoi gjithashtu se gjyqtarja Irena Gjoka është në detyrë në mënyrë të ligjshme dhe nuk ka asnjë shkak për pazgjedhshmëri të saj, ndërsa ekspertët e përfshirë në çështje janë punonjës shtetërorë pa asnjë konflikt interesi. Ndërkohë, mbrojtja e Berishës, përfaqësuar nga avokati Genc Gjokutaj, u shpreh se SPAK...