Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Elbasani rinis procesin e “Buxhetimit me pjesëmarrje”, qytetarët vendosin për investimet e vitit të ardhshëm
Ashtu si çdo fundviti, Bashkia e Elbasanit në datë 15 nis takimet me komunitetin në çdo njësi administrative në kuadër të procesit të “Buxhetimit me Pjesëmarrje”, një praktikë tashmë e konsoliduar që prej më shumë se një dekade. Ky proces, i njohur si një nga format më demokratike të përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, synon të sigurojë që çdo zë të dëgjohet dhe çdo kërkesë e komunitetit të reflektohet në buxhetin e bashkisë për vitin e ardhshëm. Prej më shumë se dhjetë vitesh, Elbasani është bashkia e parë në Shqipëri që ka zbatuar me sukses këtë model të pjesëmarrjes qytetare. Nëpërmjet “Buxhetimit me Pjesëmarrje”, banorët e çdo njësie diskutojnë hapur për problemet dhe nevojat e zonës së tyre, nga infrastruktura rrugore e ndriçimi publik, te...