Ndalimi i qarkullimit të monopatinave, Rrugorja nis kontrollet. Fillimisht paralajmërime më pas bllokim i tyre

Ndalimi i qarkullimit të monopatinave, Rrugorja nis kontrollet. Fillimisht paralajmërime më pas bllokim i tyre

Policia Rrugore ka nisur zbatimin e urdhrit duke shtuar kontrollet në akset kryesore të qytetit. Gjatë ditës së sotme janë ndaluar dhjetëra qytetarë që lëviznin me monopatina elektrike. Kjo fazë e parë do të fokusohet kryesisht te paralajmërimet, por masat mund të përfshijnë edhe shoqërime në komisariat apo bllokim të mjeteve në rast të përsëritjes së shkeljes. Kontrollet do të zhvillohen çdo ditë dhe do të intensifikohen në të gjitha rrugët kryesore të qyteteve, me fokus të veçantë në zonat urbane me qarkullim të lartë.