Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Qytetarët të revoltuar për ndalimin e përdorimit të monopatinave: Nuk jemi informuar
Policia e Shtetit ka nisur një aksion në terren për bllokimin dhe sekuestrimin e monopatinave elektrike dhe mjeteve të tjera elektrike që qarkullojnë në kundërshtim me ligjin. Por pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në rrugët e qytetit, një pjesë e qytetarëve vijojnë të mos e respektojnë këtë rregull. Shumë prej tyre janë të pakënaqur me vendimin që u bë i ditur një ditë më parë nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu. Ata thonë së ndalimi i monopatinave i penalizon ata në kryerjen e punëve të përditshme,duke patur prasysh edhe trafikun e rënduar sidomos në Tiranë. Disa prej tyre shprehen se nuk janë të informuar për ndalimin dhe pasojat që mund të vijnë nga shkelja e tij, megjithëse autoritetet janë të vendosura të...