Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Dyshohet për pjesëmarrje në atentatin ndaj Arjan Ndojës, ekstradohet sot nga Dubai Amar Shkëmbi
                            Pritet sot ekstradimi nga Dubai i Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi, i cili dyshohet si pjesëmarrës në atentatin te mbikalimi i Shkozetit ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja.  Amar Shkëmbi akuzohet si anëtar i grupit të Plarent Dervishajt.  Kujtojmë se në atentat u plagos Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho i njohur edhe si Rrumi. Ndërkohë humbi jetën shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku.  “Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ditën e sotme, pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, shtetasi A. Sh. alias D. Sh..  Gjykara e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe...