FoxNews: Vrasja e gjykatësit zgjoi zemërimin ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri

FoxNews: Vrasja e gjykatësit zgjoi zemërimin ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri

  Media amerikane Fox News i ka kushtuar një artikull të zgjeruar vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, duke e cilësuar ngjarjen si një “simbol shpërthyes të pakënaqësisë kombëtare ndaj gjyqësorit shqiptar.” Në analizën e saj, Fox News shkon përtej tragjedisë individuale për të trajtuar efektet e reformës në drejtësi të mbështetur nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, e cila sipas burimeve që citon artikulli ,ka krijuar një krizë funksionale në sistemin gjyqësor dhe një stok të madh çështjesh të pazgjidhura. Në shkrim citohet ish-ambasadori Agim Nesho, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi, të cilët argumentojnë se reforma e nisur me synimin për të forcuar shtetin e së drejtës është shndërruar në një instrument politik që ka minuar pavarësinë e institucioneve....