“Dyert e sektorit janë të hapura për kompanitë tuaja”, Von der Leyen me vlerësime për Shqipërinë: Bashkëpunimi me BE, ndryshime të forta ekonomike për vendin

“Dyert e sektorit janë të hapura për kompanitë tuaja”, Von der Leyen me vlerësime për Shqipërinë: Bashkëpunimi me BE, ndryshime të forta ekonomike për vendin

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, gjatë konferencës së përbashkët sot me kryeministrin Edi Rama, tha se Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë në rrugën e saj për objektivin e 2027, mbylljen e negociatave me BE. Presidentja Ursula Von der Leyen u shpreh se Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë dhe ka bërë progres drejt rrugës për anëtarësimin e BE. Ajo shtoi se bashkëpunimi dhe përfitimi nuk është vetëm për çështje politike dhe gjeopolitike, por edhe ekonomike dhe biznesi. “Afrimi në BE ka të bëjë dhe për një biznes të zgjuar, jo vetëm për çështje politike. Ekonomia juaj ka fituar akses në tregun tonë të përbashkët, dhe në këmbim ju zbatoni reforma kyçe. Dyert e sektorit janë të hapura...