Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e parakohshme më 9 nëntor, KQZ publikon planin për 5 bashkitë e vendit
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka hartuar draftin për rregullimin dhe organizimin e procesit zgjedhor në pesë bashkitë e vendit; Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë, ku do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme më 9 nëntor. Sipas planit të propozuar nga KQZ, fushata zgjedhore pritet të nisë më 1 nëntor, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e kërkesave të kandidatëve për regjistrim në zgjedhje është data 22 tetor. Po ashtu, partitë politike që synojnë të marrin pjesë në garë duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhore deri më 14 tetor, që është afati i fundit ligjor, sipas njoftimit të KQZ-së. Ky plan pritet të miratohet nga Kolegji Zgjedhor për të hyrë zyrtarisht në fuqi. Deri më tani, Partia Socialiste, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe...