Dosja “Partizani”/ Berisha nuk paraqitet në seancë, përfaqësohet nga avokati i tij Gjokutaj

Dosja “Partizani”/ Berisha nuk paraqitet në seancë, përfaqësohet nga avokati i tij Gjokutaj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk është paraqitur në seancën e sotme për dosjen “Partizani”. Ai u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës, Genc Gjokutaj. Të pandehur janë pesë persona, ish kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja. Magjistratja Elsa Ulliri, është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e kryedemokratit dhe 4 të pandehurve të tjerë. Elsa Ulliri u zgjodh pas hedhjes së shortit, ndërsa Bib Ndreca dhe Rudina Palloi do të jenë anëtarë të trupës gjykuese. Ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim. Ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve...