Shifrat/ Çmimet e apartamenteve në Shqipëri u shtrenjtuan 8 herë më shumë se në BE

Shifrat/ Çmimet e apartamenteve në Shqipëri u shtrenjtuan 8 herë më shumë se në BE

Në të gjithë Bashkimin Europian, çmimet shënuan një rritje prej 5.4% nga viti në vit. Kjo përfaqëson një ngadalësim të lehtë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, kur çmimet e banesave u rritën me 5.3% në eurozonë dhe 5.7% në BE. Rritja e çmimeve të banesave në Shqipëri për 6 mujorin e parë krahasuar me ndryshimet në shtetet e eurozonës dhe vendet e BE-së është rreth 8 herë më e lartë. Të dhënat e Eurostat tregojnë se tendenca e çmimeve të banesave në Bashkimin Europian paraqet diferenca të mëdha mes vendeve të ndryshme, por në asnjë shtet nuk paraqitet ndryshime çmimesh si në nivelin e Shqipërisë. Nga shtetet anëtare për të cilat janë të disponueshme të dhëna, një shtet shënoi një ulje vjetore...