Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Myftinia dhe Kisha Ortodokse në Shkodër akuza shtetit për ndërtimin e kullës “Rozafa Tower”: Grabitje flagrante
Ndërtimi i kullës në qendër të qytetit të Shkodrës, ka bërë bashkë në një takim drejtuesit e Myftinisë Shkodër dhe Kishës Ortodokse Shkodër, të cilët e kanë kundërshtuar këtë vendim, duke hedhur akuza të rënda në drejtim të shtetit. Në reagimin e tyre për mediat, myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, thekson se nuk kanë dijeni për ndërtimin e kullës, pasi janë të angazhuar në gjyqe të cilat i kanë fituar. “Thërrasim drejt respektimit të pronës. Nuk tërhiqemi pa fituar të drejtën tonë. Jemi në pozitën e atij që lufton me atë që ka në dorë. Kemi të bëjmë me rigrabitje të pronës tonë dhe këtë e lejon shteti”- theksoi Sytari. Ndërkohë At Aleksandër Petani ka hedhur akuza të rënda në drejtim të shtetit, që sipas...