Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Humbi për 1 votë vendin në Kushtetuese, Administrativja shqyrton sot kërkesën e Naureda Llagamit
Gjykata Administrative shqyrton sot kërkesën për sigurim padie të Naureda Llagamit kundër procedurës së votimit në Mbledhjen e Posaçme të Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese që u mbajt më 30 shtator. Llagami mori 8 vota nga 9 që do t’i jepnin asaj postin, pasi një votë u shpall e pavlefshme. I renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), gjyqtari Asim Vokshi, u shpall automatikisht, kandidati i përzgjedhur për në Gjykatë Kushtetuese. Llagami ka kërkuar nga Gjykata Administrative pezullimin e zbatimit të vendimit të Mbledhjes së Posaçme si dhe të procedurave deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes. Llagami pretendon se në fletën e votimit ishte shënuar dy herë pranë emrit të saj, por u shpall e pavlefshme qëllimisht për të ndryshuar rezultatin....