Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot

Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se duke filluar nga sot për shkak të punimeve në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit do të ketë bllokime të qarkullimit të automjeteve. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëhet me dije se kohëzgjatja e punimeve do të zgjasë 1-2 ditë për çdo segment. ARRSH i bën thirrrje të gjithë qytetarëve që të të përdorin rrugën dytësore: Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës. Akset ku do të ketë bllokim të qarkullimit: Vorë-Maminas Maminas-Sukth Sukth-Fllakë Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit, Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit. Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit-Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje.