Morinë/ Kishte mbi 15 mijë euro me vete, procedohet 38- vjeçari

Morinë/ Kishte mbi 15 mijë euro me vete, procedohet 38- vjeçari

Policia e Kukësit ka proceduar penalisht një shtetas kosovar, i cili u kap në pikën kufitare të Morinës në tentativë për të kaluar një shumë të konsiderueshme parash, pa i deklaruar.  Procedimi penal për shtetasin kosovar M. B., 38 vjeç, nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 15 600 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi.  Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.         Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.