“Berisha i ka bërë gabim llogaritë”, Nano: E mbështeti Binajn që faji për humbjen të mos i mbetet atij

“Berisha i ka bërë gabim llogaritë”, Nano: E mbështeti Binajn që faji për humbjen të mos i mbetet atij

Mustafa Nano thotë se në Tiranë nuk ka garë për zgjedhjet lokale se mungon opozita. Sipas Nanos, Berisha ka zgjedhur të mbështesë Binajn jo sepse mendon se është kandidat i fortë, por që njerëzit të mos i thonë humbe sërish. “Në Tiranë nuk ka garë. PD-ja është tërhequr. Kjo tërheqje është diçka midis bojkotit e pjesëmarrjes. Dhe gjithçka bëhet që faji të mos i lihet Berishës pas zgjedhjeve. Por kam përshtypjen se i ka bërë llogaritë gabim. Në fund, po ai do mbahet fajtor. Por kjo nuk do ndryshojë asgjë. Berisha e ka atë parti të vetën. Demokratët kanë rënë dakord që ai e ka të vetën. Me sa duket, ata duan më shumë liderin, sesa ndryshimin apo pushtetin. Le të vazhdojnë ashtu”, tha ai...