Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Bllokohet qarkullimi në aksin Vorë-Durrës, ja rrugët alternative
FOTO ILUSTRUESE DURRËS-Fillon sot riparimi i nënshtresave dhe shtresave asfaltike në aksin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit. Punimet do të shoqërohen me bllokim të përkohshëm të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës. Segmentet që do të jenë të mbyllura; Vorë-Maminas Maminas–Sukth Sukth-Fllakë Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit Për të shmangur trafikun dhe vonesat, rekomandohet përdorimi i rrugës alternative Vorë–Maminas–Katër Rrugët e Shijakut–Durrës. Pas përfundimit të ndërhyrjeve në drejtimin Vorë–Durrës, puna do të vijojë edhe në krahun tjetër të rrugës, në drejtimin Ura e Dajlanit–Vorë, duke ndjekur të njëjtën strukturë punimesh dhe afat kohor./ZËRI