Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Van Dijk: Në ndeshjen e ardhshme duam kualifikimin, dua të arrij diçka të madhe me këtë grup
13 Tetor 2025 9:11 Telesport Një fitore bindëse dhe gjithëpërfshirëse e çon Holandën në 16 pikë dhe në vendin e pare të grupit të saj, në eliminatoret e Botërorit 2026. Finlanda u godit katër herë dhe u fundos 4-0, me kapitenin Virgil van Dijk që shtoi gjithashtu një dozë kënaqësie me rezultatin, i cili i vendos ata shumë pranë kualifikimit për Kupën e Botës 2026. “E dimë se çfarë është në lojë, mund ta vulosim kualifikimin në ndeshjen e ardhshme ndërkombëtare dhe atëherë do të kemi arritur objektivin tonë të parë“, ishin fjalët e Van Dijk pas fitores së djeshme. Mbrojtësi i Liverpool ishte krenar për performancën e Holandës: “Mendoj se luajtëm mirë nga fillimi deri në fund. Shënuam disa gola të mirë, patëm posedim...