Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, pritet nga ambasadori Gonzato. Takime me Ramën dhe Begajn
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë mëngjesin e sotëm, ndërsa është pritur në aeroport nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato. Sipas njoftimit zyrtar të Kryeministrisë, ceremonia e mirëseardhjes për presidenten von der Leyen do të mbahet në orën 09:50 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në orën 10:00, bëhet e ditur se kreu i qeverisë dhe presidentja e KE-së do të zhvillojnë një takim kokë më kokë në ambientet e Kryeministrisë. Pas takimit dypalësh, do të mbahet një takim bilateral mes delegacioneve të të dyja palëve. Në orën 11:15, kryeministri Edi Rama dhe presidentja Ursula von der Leyen do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri, ku pritet të japin detaje rreth temave të...