Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”! Von der Leyen takim me Ramën, Diella me rol ‘kyç’

Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”! Von der Leyen takim me Ramën, Diella me rol ‘kyç’

Edi Rama dhe Ursula von der Leyen TIRANË-Sot dhe nesër Tirana mirëpret Forumin e parë të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), ku bëhen bashkë vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota. Forumi synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Takimi do të hapet nga kryeministri Edi Rama dhe pas tij do të mbajë fjalën e saj të hapjes Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Të pranishmëve do t’u drejtohet me një fjalim edhe Diella, ministrja për Inteligjencën Artificiale. Në forum do të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë...