Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Mot i kthjellët në gjithë territorin, kushte atmosferike të qëndrueshme
                            Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, e kryesisht në atë veriperëndimorë, pritet të fitojë shpejtësinë 10 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1–2 ballë.