Kosova në zgjedhje lokale/ Abdixhiku në konferencë me Ramën, shpall fitoren në tre komuna:12 tetori është i 12 komunave

Kosova në zgjedhje lokale/ Abdixhiku në konferencë me Ramën, shpall fitoren në tre komuna:12 tetori është i 12 komunave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me kandidatin për komunën e Prishtinës, Përparim Ramën kanë dalë në një konferencë për mediat. Abdixhiku ka falenderuar qytetarët e Kosovës për procesin demokratik zgjedhor. Ai shpalli fitoren e LDK-së në komunën e Istogut, Lipjanit dhe Juniku. Ai tha se për herë të parë pas 12 vitesh LDK është parti kryesuese edhe në votimet për kandidat edhe për kuvend komunal. “Do ta quajmë konferencë të fitores së LDK-së. Falenderojmë qytetarët e Kosovës për një process demokratik e të drejtë.Jemi fitues të gjithë qytetarët e Kosovës. Dua të falenderoj komisionerët e LDK-së. Dua të falenderoj dhe institucionet zgjedhore. LDK konfirmon se ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna. 12 tetori është i 12 komunave...