Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
LVV shpall fitoren në Podujevë
Kreu aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se ka fituar zgjedhjet në rundin e parë. Para aktivistëve të partisë së tij ai tha se gjatë mandatit të dytë do të jetë kryetar i të gjithëve, duke u kërkuar qytetarëve që të shpërndahen dhe të vazhdojnë festimet për këtë fitore në shtëpitë e tyre. Sipas të dhënave paraprake, me 26.13 për qind të votave të numëruara, Bulliqi udhëheq me 52.70 për qind të votave, pasuar nga Ekrem Hyseni i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 39.30 për qind.