Trump paralajmëron tarifa 100% ndaj mallrave kineze, Pekini: Po përdorni standarde të dyfishta. Nuk kemi frikë nga lufta tregtare

Trump paralajmëron tarifa 100% ndaj mallrave kineze, Pekini: Po përdorni standarde të dyfishta. Nuk kemi frikë nga lufta tregtare

Kina akuzon Shtetet e Bashkuara për “standarde të dyfishta”, pas kërcënimit të fundit të presidentit Donald Trump për të vendosur një tarifë shtesë prej 100% ndaj mallrave kineze. Në një deklaratë zyrtare nga Ministria e Tregtisë së Kinës, thuhet se një hap i tillë është “shembulli tipik i standardeve të dyfishta amerikane”, ndërsa paralajmërohet se Pekini mund të përgjigjet me kundërmasa, të cilat nuk janë specifikuar ende. “Ne nuk duam një luftë tregtare, por nuk kemi frikë prej saj,” thuhet më tej në deklaratë. Reagimi i Kinës vjen pas komenteve të presidentit Donald Trump të premten, ku ai akuzoi Pekinin për sjellje armiqësore pas vendimit për të shtrënguar eksportet e metaleve të rralla, të nevojshme për prodhimin e teknologjive të avancuara si panelet diellore dhe...