Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Simpatizantët e PDK-së nisin festën, Arian Tahiri pritet të udhëheqë në Mitrovicën e Jugut
Simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë nisur festën në Mitrovicë të Jugut, ku sipas parashikimeve, Arian Tahiri i kësaj partie do ta fitojë këtë komunë në raundin e parë. Kush është Arian Tahiri që pritet të udhëheqë me Mitrovicën e Jugut? Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, sipas sondazheve pritet që të qeverisë me këtë komunë në katër vjetët e ardhshme. Tahiri ka qenë pjesë e udhëheqjes së kësaj komune, pasi ka shërbyer si nënkryetar i Bedri Hamzës për katër vjet. Sipas ueb-faqes së Komunës së Mitrovicës së Jugut, Tahiri u lind në Mitrovicë më 1993. Ai ka përfunduar studime në ekonomi dhe shkenca politike. Studimet e doktoratës i ka përfunduar në South East European University, në...