Sherr me thika në Bathore, 5 të plagosur përfundojnë te spitali i Traumës

Sherr me thika në Bathore, 5 të plagosur përfundojnë te spitali i Traumës

Një sherr i dhunshëm mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores, në kryeqytet. Mësohet se janë përdorur sende të forta dhe thika. Si pasojë e konfliktit, pesë persona te mitur kanë mbetur të dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Burime bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë dëmtime të lehta. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar disa persona të përfshirë në konflikt për t’i marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e sherrit. Hetimet paraprake janë në vijim për të zbardhur plotësisht motivet dhe përgjegjësitë për këtë ngjarje. Njoftimi i Policisë: Kamëz/Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë...