KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje 39%. Kurti: Zgjedhjet lokale u zhvilluan me dinjitet dhe përgjegjësi

KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje 39%. Kurti: Zgjedhjet lokale u zhvilluan me dinjitet dhe përgjegjësi

Kryeministri në detyrë i Kosovës njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se procesi zgjedhor u zhvillua me dinjitet dhe përgjegjësi. Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen e partisë së tij. “Tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se sipas të dhënave, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për qind të qytetarëve. Në zgjedhjet paraprake, dalja kishte qenë 43 për qind, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Radoniqi tha se në shumë prej vendvotimeve ka nisur numërimi i votave për kandidatët për kryetarë të komunave. Pas këtij procesi do të numërohen edhe votat për asamblistët./vizionplus.tv