Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sherri me thika në Bathore, policia: Konflikt mes të miturve, lëndohen pesë persona
Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në zonën e Bathores, Tiranë, këtë të diel. Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa te mitur. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Top Channel