Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Përfundon procesi i votimit në Kosovë, ja sa qytetarë morën pjesë në zgjedhje
Kosova E Diel, 12 Tetor 2025 19:21 Në 38 komunat e Kosovës ka nisur zyrtarisht mbyllja e qendrave të votimit, duke përmbyllur një ditë votimi që zgjati 12 orë, gjatë së cilës qytetarët patën mundësinë të zgjedhin udhëheqësit e rinj komunalë dhe përbërjet e reja të kuvendeve komunale. Siç është praktikë në zgjedhje, qendrat ku ka ende qytetarë në radhë për të votuar do të mbeten të hapura edhe pas orës 19:00, për të garantuar që çdo votues të mund të shfrytëzojë të drejtën e tij ligjore për të votuar. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00 ka qenë rreth 33%. Shifra përfundimtare e pjesëmarrjes dhe vlerësimi i përgjithshëm i procesit pritet...