Të shtënat pranë qendrës së votimit, kryeprokurori sqaron ngjarjen: Nuk ka lidhje me procesin

Të shtënat pranë qendrës së votimit, kryeprokurori sqaron ngjarjen: Nuk ka lidhje me procesin

Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi dha detaje mbi të shtënat me armë zjarri në një qendër votimi në Komoran të komunës Drenas. Ai sqaron se ngjarja nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, ndërsa zbulon se konflikti erdhi për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishte nisur tre javë më parë. “Incidenti në fjalë nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, por me tre të dyshuar që kanë precedent penal. Bëhet fjalë për një mosmarrëveshje që ka filluar para disa javësh. Arsyet e konfliktit nuk dihen në detaj, por lidhet me një mosmarrëveshje për grabitje dhe motive ordinere. Kjo ngjarje nuk e prek procesin zgjedhor”, u shpreh ai.