Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Luftime të ashpra përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan, dhjetëra të vrarë
Luftime të ashpra u zhvilluan gjatë natës së kaluar në të paktën pesë zona përgjatë kufirit mes Afganistanit dhe Pakistanit, duke shkaktuar vdekjen e disa ushtarëve dhe duke detyruar Islamabadin t’i mbyllë dy pika të mëdha kufitare, thanë zyrtarët e të dy vendeve më 12 tetor. Në Kabul, zëdhënësi i Qeverisë së drejtuar nga talibanët, Zabihullah Mujahid, tha se të paktën 58 ushtarë pakistanezë u vranë dhe rreth 30 të tjerë u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit. Mujahid tha në një konferencë për shtyp se edhe nëntë ushtarë afganë u vranë dhe rreth 18 të tjerë u plagosën në përleshjet që shpërthyen mbrëmjen e 11 tetorit. Autoritetet pakistaneze nuk e kanë bërë të ditur numrin e viktimave, por burime të sigurisë pranë rajonit kufitar konfirmuan...