Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Të shtëna me armë në një lokal në Karolinën e Jugut, 4 të vrarë dhe 20 të plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar të dielën në një bar në Karolinën e Jugut. Një person i armatosur hapi zjarr në lokal duke vrarë 4 persona dhe duke plagosur 20 të tjerë, sipas autoriteteve. ⚠️ Important Exclusive visuals of the early morning Mass shooting scene of Beaufort county bar, south Carolina https://t.co/azsfmtqBbc pic.twitter.com/jBJoZI1mPI — Open News© (@OpenNewNews) October 12, 2025 Sipas autoriteteve, 4 prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën. Autoritetet ende nuk kanë bërë me dije identitetin e viktimave, ndërsa hetimi vazhdon për të identifikuar autorin ose autorët dhe motivet e sulmit./vizionplus.tv