Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zëvendëspresidenti amerikan: SHBA-të kanë ende shumë punë për të bërë që lufta në Gaza të përfundojë totalisht
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, deklaroi sot se edhe pse lirimi i pengjeve izraelite nga Gaza është afër, puna e SHBA-ve nuk ka përfunduar ende për të siguruar që lufta të mos rinisë. Në një intervistë për emisionin Meet the Press të NBC-së, Vance tha se administrata është e përkushtuar të monitorojë zbatimin e marrëveshjes për armëpushim dhe lirimin e pengjeve. “Ne kemi ende shumë punë për të bërë për të siguruar që lufta të mbetet e përfunduar”, theksoi ai. I pyetur nëse SHBA-të do të angazhohen me trupa në terren për të garantuar paqen, Vance u shpreh qartë se kjo nuk është pjesë e planit. “Ai [Presidenti] nuk ka në plan të dërgojë ushtarë në Gaza apo Izrael. Ne kemi trupa të...