Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kjo është ditë e rëndësishme e demokracisë”/ Zgjedhjet lokale në Kosovë, Kurti thirrje: Merrni pjesë në votime
Teksa kanë mbetur edhe dy orë nga mbyllja e qendrave të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka bërë thirrje qytetarve që të dalin dhe të votojnë. Permes një video në rrjetet sociale, Kurti e ka cilësuar këtë si ditë të rëndësishme të demokracisë. ‘Qytetarë të Republikës, kanë mbetur më pak se dy orë nga e drejta jonë për të vendosur për të ardhmen e komunave. Në çdo qytet, në çdo fshat e në çdo lagje, gjithandej nëpër komuna, thirrni familjarët, miqtë dhe të afërmit që të dalim sa më shumë për të votuar. Ta shfrytëzojmë këtë ditë të rëndësishme të demokracisë për t’i dhënë drejtim të mirë komunave tona dhe të ardhmes sonë të përbashkët. Nga Prizreni...