Vuçiç, pagjumësi pas humbjes me Shqipërinë

Vuçiç, pagjumësi pas humbjes me Shqipërinë

Është pritur me kërshëri një reagim nga presidenti serb Vuçiç për humbjen e Serbisë në Leskovc me Shqipërinë në kuadër të Eliminatoreve të Botërorit 2026. Vuçiç tha se dyqind serbë fishkëllyen lojtarët e tyre përpara hotelit. “Shqiptarët kanë një ekip të fortë, lojtarë që luajnë nga Lazio te, Atalanta. Por ne jemi mësuar të fitojmë. Ekipi ynë nuk ishte i përgatitur mirë, ata nuk luajtën mirë dhe u mundëm. Nuk mund të flija për shkak të trishtimit, jo për shkak të zemërimit. Disa njerëz janë vazhdimisht të zemëruar, por askush nuk vë në dyshim atë që bëmë për ekipin tonë kombëtar. Ata(futbollistët) kishin gjithçka që u nevojitej, sigurisht, akomodimin më të mirë, fluturime çarter, morën gjithçka. Por pastaj e gjeta veten duke u kritikuar, me...